RSS

Zanfina do te kete nje duet me Adelinen kete vere

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

Ne nje interviste per revisten Shqip, kengetarja Zanfina Ismaili rrefen per realizimin e klipit me te ri, planet per nje te ardhme te afert, si dhe tregon se fejesa dhe martesa momentalisht nuk jane ne plan te pare per kengetaren. Eshte nje nder kengetaret me te nxehta te momentit.

- Sapo ke hedhur ne treg neper televizione klipin me te ri. Na trego pak fabulen e kenges per cfare flitet?
Kenga eshte me tekst qe prek zemrat e thyera, ndersa muzika e kenges eshte me ritmike dhe kjo me ka pelqyer shume dhe me ka bere qe menjehere te mendoj se eshte nje kenge hit. Eshte paksa e pazakonshme qe teksti te jete me i prekshem, por mendoj se kjo do ta beje kengen me te pelqyer.

- Sa kohe kane zgjatur xhirimet per klipin dhe sa e kenaqur je?
Kemi xhiruar vetem nje dite. Ideja per realizimin e klipit ka qene e imja si dhe jam shume e kenaqur me rezultatin final te tere kesaj pune. Kam dashur qe klipi te jete me ndryshe se klipet e mia te meparshme, ndoshta ne atmosfere me te erret dhe besoj qe ia kam dale mbane.

- Kaloi nje kohe e gjate qe nuk ke realizuar nje album te ri, cila eshte arsyeja?
Sepse rralle kush ne Kosove po ben albume, arsyeja eshte gjendja e rende financiare, si dhe pirateria shume e perhapur ne internet. Nuk ia vlen me te besh 10 kenge e neser t’i gjesh ne internet e t’i shkarkosh falas. Ashtu hyn ne minus te thelle, fillimisht kengetari dhe produksioni.

- Po pas ketij klipi do kemi gjera te reja nga Zanfina?
Une kam ne plan edhe nje klip, mundesisht per kete vere. Shpresoj ta arrije qellimin.

- Ku kane ngecur punet ne bashkepunimin me Dj Blunt?
Me Dj Blunt jemi marre vesh qe pas disa solo projekteve te bejme edhe duetin.

- Mendon qe kete vit te realizosh duet tjeter me Adelinen?
Do te doja, pse jo, tani qe kam nderruar stilin do te pershtateshim edhe me shume! Si dhe publiku do te befasohej.

- Po dueti me Kastro Zizon do te realizohet se shpejti?
Nuk e di cfare do behet, per momentin jam e zene me projekte solo, sepse me interesojne shume. Dhe ftesa per duete koheve te fundit kam shume.
- Jeni e para shqiptare qe sollet imazhin “Neo Punk” ne skenat tona. Si ndihet Zanfina si kengetarja e pare shqiptare me kete stil shume modern boteror?
Faleminderit shume per studimin e mire te imazhit tim te ri. Une ndihem shume mire sepse po e shoh se efekti eshte arritur, pos qe stili po pelqehet ne Prishtine, kam pare shume vajza me te njejtin model flokesh si une koheve te fundit. Dy vitet e fundit kam dashur qe te tregoj edhe shijen time per nje stil me te modernizuar dhe shpresoj t’ia kem arritur. E pashe si te nevojshem nderrimin sepse koheve te fundit kengetaret filluam t’i ngjajme njera tjetres, te gjitha kishim modele me floke te gjata “alla” Beyonce.

- Shkurtuat floket e gjata, solletlookun “Neo Punk” dhe interpretimin e realizuar ne kenge. Si ndiheni tash kur shume kengetare i shohim te kene ndjekur shembullin tuaj?
Me vjen mire shume. Gjithashtu gezohem shume qe jam shembull edhe per vajzat e reja per nga stili po flas. Shpresoj qe te jem trendseter edhe ne te ardhmen sepse mendoj qe me kohen edhe me shume te bej ndryshime si ne floke ashtu edhe ne stil.

- Do te kishe “sakrifikuar” privatesine me fansat ne ndonje shoe me permasa te medha?
Jo, sepse nuk hyj ne grupin e njerezve qe do benin gjithcka per fame, perfshire ketu edhe “shitjen” e privatesise, e cila eshte aq e nevojshme ne keto dite. Si dhe duhet te kete njeriu shume kohe te lire qe te mund te hyje ne nje shoe te tille.



Design by New Media Communications, email:online@newmedia.al, cel:0674017190