RSS

Meta: Videot, plan per te demtuar mazhorancen

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

1-Kur ka ndodhur pergjimi i publikuar?

Nuk ka gje me te ulet do te thosha nga morale dhe njerezor, shoqerore natyrisht dhe politike dhe ligjore se sa te punosh te perpiqesh te fusesh ne nje kurth dhe te provokosh kryetarin e partise tende, pervec se nje shok nje perkrahes te hershem. Jane 10 vite dhe te veprosh ne kete menyre, ne kete forme vetem e vetem per te tentuar, provokuar, per te krijuar nje mundesi per shantazh per te ardhmen, per te diktuar levizjet politike te Ilir Metes, ne funksion te interesave te personit ne fjale. Ai eshte nje takim i bere ne zyren e z. Prifti. Edhe per shkak te detyres qe kisha, takimi eshte zhvilluar ne fillim te marsit te vitit te kaluar. Takohesha jo shpesh me ministrat. Une me sa mbaj mend kam qene nisur per te ikur ne aeroport. E ftoj per takim dhe ai tha se dhe une kam takim dhe po nuk e ke problem, e bejme ne zyren time. Se pari ky eshte nje pergjim. Se dyti eshte nje montazh, cfaredo te thote qe nje bisede qe eshte zhvilluar, ne nje kohe te shkurter, pasi kam qene me kohe te kufizuar per te ikur ne aeroport. Une gjithmone mbaj nje bllok per ata qe komunikojne me mua. Eshte nje axhende e kam nje keshille nga Simitis, sepse me thoshte qe ky nuk harron. Ne kete kuptim kane qene disa ceshtje qe jane diskutuar me Dritanin. Ne kete drejtim jane diktuar disa probleme, qe per cilindo qe deshiron te gjykoje me qetesi dhe me realizem absolutisht qe jane ceshtje te marredhenieve normale dhe te zakonshme, per shkak jo thjesht te funksioneve shteterore, por edhe partiake dhe shoqerore.

2-Bisedonit shpesh per keto tema?

Biseda nuk eshte e vertete, qe do te thote se aty ka montime te vazhdueshme, ka heqje.

3-Po ne lidhje me ato cfare jane thene?

Do ta shikojme sepse aty ka shume elemente, eshte ceshtje e prokurorise. Ajo qe eshte rendesishme eshte fakti qe nje minister pergjon zv.kryeministrin, Ministrin e Jashtem kryetarin partise se tij, e fut ne kurth dhe vazhdimisht shikon nese po filmon apo jo ajo drita. Nderkohe qe eshte ne bashkebisedim nje njeri tjeter qe ka njemije probleme, qe diskuton disa ceshtje, dhe qe eshte dhe ne nje kohe te kufizuar .

4-Cila eshte brendia e perdorimit e shifres 700 mije, Armo?

Te gjithe ato ceshtje jane te zhvendosura ne kontekstin e gjithe bisedes, sipas interesit per te paraqitur sikur aty ka ndonje problem, i cili te tentohet sikur po i behet presion nje ministri qe te beje dicka qe nuk eshte e rregullat. Ato jane ceshtje qe jane diskutuar edhe me pare, pasi mua si kryetar i LSI-se me vinin ankesa apo kerkonin ndihme per nje te drejte te tyre, persona te ndryshem, sic eshte rasti ku flitet per nje HEC ku nje person i tille, ka ardhur me nje vendim te Gjykates se Formes se Prere dhe ka kerkuar nderhyrjen time qe kjo gje te merrej ne konsiderate. Ato jane ceshtje qe do te sqarohen, te jeni te bindur se as 7 dhe as 700 nuk kane lidhje me personin tim. Vete autori i pergjimit e pranoi pasi prokuroria filloi ceshtjen qe ky pergjim ka disa pjese qe jane hequr qe jane konsideruar te panevojshme. Atehere per hir te transparences duhet te ishte dhene materiali me i gjate dhe kur ai te shfaqur une perseri do te vija ketu. Po marr vetem nje rast. Thuhet diku se kam folur me doktorin, per kryeministrin dhe ai eshte dakord per kete ceshtje. Eshte fjala per nje emerim, qe ka te beje me zevendesimin e ish kreu te KESH-it me drejtorin aktual, per te cilin kishim folur dhe si pjese e nje marreveshjeje i takon LSI, ishte pjese e marreveshjes. Une i kisha thene Dritanit edhe me pare. Ai nuk donte ta bente kete lloj zevendesimi dhe me tha thuaj dhe doktori. Dhe une u thashe qe kam folur. Kjo perdoret ne kete moment ne montim per te krijuar idene se ne kete pune eshte futur dhe doktori.

5-Dukeni i zhgenjyer?

Po, ky eshte nje zhgenjim, sepse eshte nje person qe kam interesuar.

6-Prifti ka qene nje person qe nuk ka kaluar pa u perfolur per afera korruptive? A kishit besim tek ai njeri qe caktuat ne ate post?

Une kam qene ne nje pozicion shume te afert ndaj tij, qe ka qene shoqeria, sepse ai ne nje momentin qe ka qene i semure eshte shantazhuar shume per t'u vene ne funksion te nje grupi te caktuar ne kohen qe une isha kryeminister. Ai ne ate kohe qendroi dhe nuk pranoi te perdorej. Pas kesaj ai ka pasur nje momentin delikat, beri operacionin. I kam folur dhe ate dite qe ka bere deklaraten qe do te beje koalicion dhe i kam derguar nje sms dhe une ne kete drejtim. Gjithnje e kam toleruar ne raportin njerezor shoqeror dhe ky ka qene nje gabim, por ka qene nje gabim njerezor. Nuk behej fjala per shkarkim. LSI nuk ka pasur qellim te shkarkoje njeri.

7-Po ajo qe eshte ne pamjet filmike dhe te dhena me ze, si e shpjegoni?

Kjo kasete eshte nje montazh. I gjithe raporti im me personin ne fjale ka qene nje raport teper korrekt dhe teper shoqeror. Nuk jam une qe po i bej presion personit ne fjale. Eshte personi ne fjale qe jo vetem ka pergatitur nje kurth, jo vetem ka bere pyetje provokative, jane shkurtuar fjalet, po qe se bashku me regjisorin tjeter z.Rama kane manipuluar. Une mbaj mend qe qendrimi im eshte teper korrekt. Une mbaj mend qe nuk kam kerkuar asnje gje per veten time dhe asgje qe bie ne kundershtim me ligjin. Personi ne fjale eshte me diplome. E dyta eshte nje montazh.

8-Jeni i qete?

Jam i qete per nje arsye sepse jam vertet ne te drejten e zotit jam ne te drejten e ligjit, jam ne nje pozicion ku e kam per detyre te ruaj qetesine, kur te tjere me kane provokuar dhe me provokojne ne menyra te ndryshme, per shkak te pozicionit qe kam.

9-A ju ka shkuar ndermend te jepni doreheqjen?

Absolutisht qe kete gje nuk e kam menduar.

10-Kryeministri ua ka kerkuar?

Absolutisht jo. Duhet te keni parasysh qe une jam politikan qe kam dhene disa here doreheqjen. Kam qene Kryeminister ne nje moshe far te re. Per arsye politike une kam dhene doreheqjen, ne nje kohe kur dhe mund te kisha bere kompromis. Kam qene zv.kryeminister dhe minister i Jashtem, dhe dhashe doreheqjen kur mund te kisha zgjedhur nje pozicion shume luksoz.

11-Tani pse jo?

Sepse une nuk dua te vendos ne politiken shqiptare nje standard jodemokratik. Po flisni me nje person qe ka dhene doreheqjen shume here. Nuk me shkon ne mendje te jap doreheqje kete here, sepse kjo qe po ndodh sot nuk eshte nje perpjekje e nje njeriu, ish-shoku, i cili mezi kishte pritur te shkonte ne kete ministri dhe ne momentin qe ky vete aty, tenton te krijoje nje kurth te pergatise nje kapje per kreun e partise se tij ne menyre qe te mos levizi. Kjo nuk eshte thjesht kaq, sot kjo eshte nje regji e krimit te organizuar i cili kerkon qe permes ketyre shantazheve, permes kesaj politike te shemtuar morale, dhe jo vetem morale por edhe ligjore, pikerisht te kete mundesine qe te realizoje objektivat e veta qe kane te bejne me problemet e stabilitet jo vetem te qeverise, por dhe te stabilitetit dhe dinjitetit te institucioneve. Krimi i organizuar.

12-I cove vajzen ne ambasade?

Mendoj per ceshtjen ne fjale, kjo nuk eshte fare as me e renda dhe nuk me duket qe ne nje raport te caktuar, ku behej fjale per nje ceshtje per te cilen kishte nje vendim te prrere te Apelit. Ku personi ne fjale kishte ardhur tek une si zv.kryeminister dhe minister i Jashtem, pasi ishin aksionere disa kompani te huaja. Po ta shini nga biseda duhet qarte qe aty ka nje problem qe ka te beje me mos marrjen e nje vendimi te formes se prere. Permendja e kryetares se Gjykates se Larte, ajo eshte teresisht rastesore nuk ka pasur asnje nderhyje nga ana ime ndaj kryetares se Gjykates dhe as nga ajo per te njejten gje, ne rast se dicka eshte shprehur ne ate menyre, kjo ka qene keshtu: Zoteri pse e zvarrit, ky eshte nje vendim i formes se preee te Apelit". Pra ti ec ne rrugen e zbatimit te vendimit te gjykates".

13-Si mundet ta propozoni si minister te Jashtem kur e shkarkuat dhe e dinit dhe per kaseten?

Nuk thashe qe ne ate kohe qe beri krimi i organizuar ne permasat per te cilat flasim sot. Thashe qe kete gje e ka bere nga ideja per te qene i mbrojtur ne te ardhmen nga levizja, atehere ai beri dicka qe neser pasneser ketij njeriu ti them zoteri une do te nxjerr dicka dhe une ne kushtet kur nuk e di me ke kam folur kur kam qene me dike per drek diku, ne keto kushte te thosha ta mbajne ato.

14-Kur ke marre dijeni per here te pare?

Ne diten qe ju komunikua se eshte mbledhja e kryesise per largimin tij si minister une kam marre dijenine qe ka nje kasete. Ate dite me thote qe me ka vdekur gjyshja. Natyrisht qe ishte nje moment delikat, t'ju them te drejten kujtova se me genjyer, por e verifikova dhe i them hajde te bisedojme. Ma shtyu dy tre here takimin. Pse doja ti kryeja veprimet sa me shpejt, sepse pas perfundimit te vizave dhe disa ceshtjeve une kisha vendosur qe ti jepja mundesine Ministrit te Jashtem te shkonte ne asamblene OKB. Per kete ceshtje une nuk kam qene 100 % i vendosur se kush do te ishte minister i Jashtem. Ishte takuar me kryeministrin, me mua nuk erdhi te takohej dhe me thote me mesazh se "Une jam njeriu me besnik qe ke, ta shtyjme mbledhjen". Une i thashe nuk shtyjme dot, per ceshtjen e varrimit hajde ta rregullojme takimin, paradite apo pasdite. Nuk kam qene 100% i vendosur nese do te behej ky apo ai, megjithese Haxhinasto ishte tamam i profilit. Pas kesaj me thote mos guxo te besh mbledhje sepse une kam kaseta.

15-Keni pire kafe me vone?

Po ka kerkuar falje. Me pas ka cuar mesazhe eshte betuar per femije qe nuk e nxjerr dhe une i thashe cfare qe te kesh shko ne Prokurori. Asnje here nuk me ka interesuar se cfare lloj kasete.

16-Ka shperdorim te postit, pse flisni per LSI ne zyrat e shtetit?

Kjo eshte nje ceshtje e komunikimit per dy njerez qe gjejne mundesi per te komunikuar.

17-Rusmali dha doreheqjen pse vellai hyri ne nje tender? Kush eshte standardi?

Une kete standard e kam pranuar me kohe. Une nuk mund te pranoj qe ne zyrat e shtetit ministrat te pergjojne njeri tjetrin qe permes shtantazhesh te imponojne ndryshime politike ne vend. Ky zoteri, perpara se te vinim deri ketu ka bere disa hapa, jo vetem ka ardhur te une dhe ka thene kam kasete, por duke u perbetuar qe kjo nuk do dali. Me tha do te behet serish minister dhe une i thashe se nuk mund te ndryshoje qeverine Me pas me ka propozuar ne emer te Rames, Rucit dhe Tom Doshit qe te realizohej ajo qe kishte propozuar Rama prej kohesh te krijonin nje qeveri e cila kishte si qellim largimin PD ne opozite une te behesha Kryeminister, ky te kthehej atje ku kishte qene dhe une i thashe qe nuk me dukej normale. Une kete shantazh nuk e kam pranuar asnje here. Nje arsye ka qene edhe problemet e shendetit qe ka pasur. Kjo ka qene nje dobesi njerezore. Ky person ka marre garanci ne grupin e PS pas venies ne dispozicion te ketij pergjimi Me kete moral ka perfunduar te PS. A eshte normale qe nje kryetar partie te negocioje me vartesit e vet per kete menyre te rregullimit te tenderave.

18-Keshtu veproni me gjithe bashkepunetoret?

Ajo eshte nje menyre normale komunikimi.

19-Po ju i keni dhene urdher: Anuloje?

Do ta shohim nese ka qene urdher. Sic doli rasti i z.Stojku. Per rastin e tenderit ky i ka thene se ky person ka nje problem me garancine bankare dhe kete gje ia kam thene dhe perfaqesuesit te Albetrolit. Mua me vjen dhe nje ish deputet i PS biznesmen, dhe me thote se une kam marre pjese ne nje tender dhe une i jap pergjigje.

20-Te telefonata eshte dukshem, flitet per 700 mije ?

Te gjithe keto ceshtje do te verifikohen ne prokurori. Telefonata eshte per te protokolluar vendimin e gjykates qe ky nuk ia kish protokolluar.

21-A jeni ne dijeni peronat qe flisni per nje biznes dhe per nje njeri qe ju dini qe nje person ka pasur precedent penal ?

Jo nuk e di, di qe ka qene me pare drejtor ne qeverine socialiste. Ka qene drejtor i rendesishem i nje projekti te rendesishem me Japonine per bujqesine. Une fola shume hapur, nuk dua te marre njeri neper goje. Kerkesa e tij ka qene normale, te protokollohej dhe pse nuk merrej parasysh vendimi i gjykates.

22-Pasi doli kaseta dhe bete nje alibi, 700 mijeshi nuk eshte i vertete sepse biznesmeni filan te nesermen me ka cuar nje mesazh, nderhyrja nuk eshte ceshtje korruptive, sepse nese do te ishte e tille une do ta kisha kryer? Keto alibi rrezohen?

Une nuk kam poseduar asnje here asnje kasete. Nuk behej fjale per nje biznesmen, por per nje konsorcium ku jane disa investues te huaj. Ai ka kerkuar nje gje te ligjshme. Ju thoni 700 mije euro, dollare, kete do ta verifikoje prokuroria ne kasete. Ajo eshte nje ceshtje e cila do te verifikohet deri ne fund se cfare eshte. Une nuk kam kerkuar asnje gje per vete, kam pasqyruar disa shqetesime qe kane dale.

23-Me se e financoni patine ?

Me kuotizacione, kontribute, me donacione. Problemi i legjislacionit eshte ceshtje tjeter, i spekulimit eshte ceshtje tjeter. Une jam bindur qe keto jane procese qe i takojne nje teme tjeter. Une nga ministrat e LSI-se ne mbledhje te kryesise kam kerkuar te respektojne ligjin, te jene korrekte. Kjo ka te beje me gjithe regjine e z. Rama ku po perpiqet te perdore nje person qe ka bere nje akt shume te shemtuar, moral, njerezor, shoqeror. Te marresh per baze nje kasete te tille, pasi Edi Rama per nje muaj kerkonte ndermjetesime per te mos u publikuar kjo kaste, per te ndryshuar qeverine.

24-C’lidhje ka Rama me pergjimin, ai ka qene ne zyren e tij ne Bashki?

Cdo nate ka dy muaj ne shtepine e Dritan Priftit. Regjisori i atij montazhi eshte z Rama, i atyre zhvendosjeve po ai. Z. Rama me kerkon mua doreheqjen jo pse ka hall te luftoje korrupsionin, me njeriun qe e akuzoi ne Po te ishte per kete, ceshtjen e kishin cuar ne prokurori. Para nje jave kam marre telefonate nga z Prifti dhe nuk e kam hapur. Kjo ka qene e qarte pas shume kohesh, kerkonte biseden e fundit per te gjetur nje mundesi, te njejten gje qe me beri.

25-A jeni ne dijeni se ka kaseta te tjera?

Te kete cfare te doje, te gjitha ti coje ne prokurori, ku te doje. Une standardin cimkave, kthimin e politikes shqiptare ne kohen e atyre qe quheshin fuksa me qellimin e vetem per te kapur peng politiken, nuk e pranoj.

26-Kredoja politike e juaj dhe e LSI-se ka rene?

Une jam i vendosur per ta perballuar keta sulm kete shantazh monstruoz qe nga origjina dhe deri te publikimi i tij. Une jam i vendosur per ta perballuar me qetesi ne menyre ligjore dhe morale, deri ne tete maje. Z, Prifti ta lexoj sms dhe po ja them prap, ta lexoje. Mos merr mendjen e Edi Rames dhe Tom Doshit se do i besh me turp kater femijet e tu qe i ke si yje. Sms ime ka qene per ta ndihmuar.

27-Z. Prifti ka thene se doni t'i merrni Rames Bashkine dhe me pas te merrni PS?

Une s'kandidoj per Bashkine. Prifti nuk ka pse shqetesohet pse po iken nga bashkia nje njeri qe e ka pare duke pire droge. Kur iu krijua z. Prifti ku shqetesim per PS. Kjo eshte nje perralle nga ato qe tregon z. Prifti.

28-Pse rate dakord qe pergjimi i z Pango nuk ishte shantazh dhe juaji ishte shantazh?

Nuk ka lidhje me asnje ceshtje. Ky eshte nje rast i pa precedent ne politiken shqiptare. Cdo terheqje vecse legjitimon moralin e cimkave dhe shantazheve ne jeten politike shqiptare. Po te kishte dicka serioze e kishte vene te plote nuk kishin vene montazhe. Une im i bindur qe jam i kristalte. Une nuk mund te terhiqem para ketyre presioneve sepse keshtu ka vendosur kupola e krimit te organizuar qe drejton PS-ne, e cila synon per te shkaktuar deri dhe akte dhune fizike gjoja ne emer te opozites.

29-Une kesaj ceshtje do i shkoj deri ne fund. Prifti ju akuzoi se do te perdorni banda kriminale?

Eshte ky person qe ka thene publikisht qe ka hyre ne bashkine e Tiranes duke pire kokaine dhe me tanga dhe pinte 3 mije euro ne dite.

30-Nese ju shkarkon Berisha do shkoni me Ramen ne zgjedhje? Asnjehere. Z. Meta thoni se biseda eshte e montuar, nderkohe qe pranoni disa fjale te saj?

Sepse Prifti ka konfirmuar pak me pare qe eshte montazh. Ajo eshte bere per ta bashkuar doktorin me nje histori tenderi, ndaj eshte bere. Eshte perpjekje per te me lidhur mua me Sali Berishen. Derisa biem dakord qe pjesen e doktorit, sic i flisni dhe ju zotit Berisha eshte e montuar, cfare garancie kam une qe pjesa tjeter eshte e sakte. Po ta shohesh biseden nuk ka logjike gjuhesore.

31-Ne fakt dhe fjalori ka qene jo ne nivelin e duhur?

Fjalori eshte per te hequr ndonjehere stresin njeriun. Une nuk mund te riprodhoje sot nga fillimi deri ne fund nje bisede per te cilen une nuk kisha arsye per te qene i perqendruar, nuk ishte historike. Jam i bindur se permbajtja e kesaj bisede eshte deformuar. Une se kam ditur qe kam qene i pergjuar, nese do te ishte sic thoni ju do thosha, zoteri kaq per mua, kaq per ate. Une nuk jam fajtor per dicka, aty nuk del asgje e qarte. Kjo tregon se kemi te bejme me nje montim. Ju na thate se keni pasur nje shqetesim te dikujt qe i ishte bere padrejtesi se nuk po zbatoheshin vendimet e gjykates, pra dicka parimore.

32-Nese ju jeni aq i interesuar per kete ceshtje parimore pse thoni se do nderhyni ne gjykate?

Cdo gje duhet pare ne kontekst, ku behet fjale per zbatimin e vendimit te gjykates, dhe se ministria nuk protokolloi per dy vite nje vendim gjykate. Nese kemi permendjen qe sapo thate kjo gje do te shikohet, por ne gjykimin tim ka qene thjesht ne kontekstin tjeter. Kjo duhet pare ne kontekstin e nje bisede shume te thjeshte.

33-Pse do nderhynit ne gjykate?

Une nuk po them qe s'kam qene i interesuar, por nuk kam kerkuar asgje ku cenohej ligji. Une as kam folur me zonjen ne fjale as per kete ceshtje. Eshte emeruar vajza e saj ne ambasade? Eshte emeruar ne baze te nje kerkese personale, pasi kam pasur me te nje raport shoqeror. Ka pasur te gjitha kualifikimet dhe ka gjuhen e huaj se ka studiuar ne Zvicer dhe ka pasur nje problem shendetesor dhe per kete ceshtje ka pasur dhe nderhyje delikate, por cdo gje ka qene brenda kritereve.

34-Prifti deklaron se i kini kerkuar 500 mije dojcmarka per te blere KPD-ne e PS ?

Po si mund ti kerkoja atij 500 mije kur ai s'kishte as 5 mije euro te deklaruara.

35-Ka thene e do kete video te tjera?

Ti nxjerre te gjitha, ti coje ne Prokuroi. Prifti nuk mban dot asnje me shantazh. Problemet e mia do te zgjidhen me drejtesine.

36-E kini permendur shpesh Tom Doshin, ka qene nje biznesmen i suksesshem ne kohen e qeverive socialiste ?

Kjo eshte ceshtje e parendesishme. Nuk ka qene person politik, por dihet qe sot prej disa muajsh eshte ne krye te perpjekjeve per te krijuar nje qeveri jo legjitime me presione dhe me shantazhe. Priftit i eshte premtuar qe do shkoje ne PS dhe me kete karakter qe meriton e meriton te jete ne PS.

37-Lulzim Basha ne zyren tuaj?

Basha nuk ka qene ne kete moment qe flisni ju, sepse behej mbledhja e komitetit nderministror per Shkodren dhe jane marre vendime per ceshtjen ne fjale. Z.Basha e ka ditur me kohe kete ceshtje, ketu nuk ka asnje problem. Nese do te isha i bindur se kam bere nje gabim te rende, nuk do te rrija asnje dite ne pozicionin qe kam. Une nuk mbaj mend se gare kam biseduar ne ate kohe me mikun tim, vellain tim, shok familjar nga fillimi deri ne fund.

38-A ka rene moralisht koalicioni PD-LSI?

Kjo nuk ka asnje lidhje, te gjithe e kane te qarte se e gjithe kjo eshte per shkak te heqjes se vizave dhe njekohesish kjo eshte pasoje e deshperimit qe nuk u arrit, qe Ilir Metes ti behej shantazh mbi nje bisede qe ka bere diku. Autori i pergjimit ka pasur qellimin te behej nje sekser video, duke thene hajde me bej minister, ose hajde ne qeveri me Ramen e Rucin. Ky sekser video, jo veten nuk ka asnje shqetesim per te luftuar korrupsionin por eshte perdorur nga krimi i organizuar, ate nuk e pranoi as Ilir Meta dhe Sali Berisha, e pranoi Edi Rama duke bere montazhe qe tregojne se kemi te bejme me sulm politik.

39-A mund te bindet sot nje qytetar shqiptare per kete qe thoni pasi ka pare videon? Integriteti i kasetes eshte rrezuar nga vete autori, i cili pranoi se jane hequr pjese. Reagimi qytetar sipas levizjes mjaft do te vazhdoje?

Kjo nuk eshte nje levizje qytetare eshte teresisht e instrumentalizuar. Sot kane ardhur dhe njerez te armatosur te selia e LSI-se. Kjo eshte dhe ne kuadrin e presioneve fizike qe behen, ne kuadrin e platformes se shpallur nga Mero Baze qe do te hyjne me force edhe ne ministrine e Ekonomi. Une dhe LSI do ta fitojme betejen ligjore, sepse e gjithe ceshtja do sqarohet. Sepse i gjithe morali i kesaj shemtire absolutisht eshte morali i cimkave.(kohajone).

 

Design by New Media Communications, email:online@newmedia.al, cel:0674017190