Xhufi: Kombesia, censusi te shpallet antikushtetues
E Enjte, 15 Dhjetor 2011 15:53
Historiani i njohur shqiptar, Pellumb Xhufi, vlereson se procesi i regjistrimit ne te cilin perfshihet zeri kombesi eshte antikushtetues. Ne nje interviste per gazeten Shekulli, ai shpreh bindjen se nese nje institucion ose parti politike do te kerkonte shpalljen si antikushtetues te regjistrimit te popullsise, Gjykata Kushtetuese do ta rrezoje censusin. Xhufi komenton gjithashtu vendimin e diteve te fundit te kushtetueses per shfuqizimin e termit kombesi, qendrimin e perfaqesuesve te minoritareve greke, ndodhjen e Shqiperise pa kufij detar, negociatat e fundit te qeverise me shtetin grek per kufijte detar dhe problemet qe ka vendi yne per kufijte me Malin e Zi.
Zoti Xhufi, Gjykata Kushtetuese ka zbardhur pak dite me pare vendimin per shfuqizimin e termit kombesi nga dokumentet e gjendjes civile. Si e vleresoni jo kete vendim?
Ishte padyshim nje vendim i drejte i bazuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, me standardet evropiane te misheruara ne kushtetutat e pothuaj te gjitha vendeve te BE si dhe ne Rezolutat e Konventat e OKB dhe te Keshillit te Evropes, dhe me praktikat me te perparuara nderkombetare. Shqiperia percaktohet ne Kushtetuten e saj si vendi i te gjithe qytetareve te saj, ku keta gezojne te njejtat te drejta dhe kane te njejtat detyrime pavaresisht perkatesise etnike, fetare, gjinore, krahinore, kulturore. Ne kete menyre, qytetarit shqiptar, pavaresisht perkatesise se tij kombetare, i ofrohen te njejtat sherbime dhe i kerkohen te njejtat detyrime kur paraqitet ne gjykate, ne zyrat e punes, ne degen ushtarake, ne sekretarine e shkolles, ne komisariatin e policise, ne zyren e tatim-taksave, ne njesite e sherbimit shendetesor etj,. etj,.
Kushtetuta jone, pra, sanksionon statusin me te avancuar te qytetarit evropian. Ajo perjashton cdo lloj qendrimi diskriminues ndaj qytetareve te vete per shkak te origjines etnike dhe kjo eshte nje nga arsyet bazike pse Kushtetuta e miratuar ne vitin 1998 u mireprit nga vendet dhe institucionet partnere nderkombetare. Mirepo, sic dihet, pas te regjistrimit te pergjithshem te popullsise e te pasurive te vitit 2001, pala greke beri nje presion konstant mbi qeverite shqiptare ne menyre qe regjistrimi i ri, ai i vitit 2011, te perfshinte edhe zerat kombesi e besim fetar si element identifikues te qytetareve shqiptare. Sic dihet boterisht, ne vitin 2004 z. Berisha asokohe ne opozite, iu nenshtrua presioneve te qarqeve nacionaliste greke, te perfaqesuara nga binomi Gaxojani-Dule dhe premtoi se me te ardhur ne pushtet, do ta realizonte regjistrimin sipas matrices se hartuar ne Athine. Gje qe edhe e beri, megjithe protestave dhe akuzave te hapura per tradhti te perseritur kombetare, qe iu bene nga personalitete e organizata te shumta ne vend.
Nga organizatoret shqiptaro-greke te ketij regjistrimi ishte parashikuar qe do te ishin vete qytetaret e pyetur qe me nje deklarate te thjeshte do te vendosnin se cila do te ishte kombesia e tyre. Kjo praktike e thjeshtesuar do te bente te mundur qe numri i minoritareve greke te rritej ndjeshem me te gjithe ata qytetare shqiptare qe jane shqiptare edhe me kombesi, por qe ne keta 20 vjet kane marre pensione e lehtesira te tjera nga shteti grek: pikerisht ketyre iu drejtua ne prag te regjistrimit konsulli grek i Korces, Ikonomou, duke u kerkuar me nota kercenuese qe te regjistroheshin si greke. Ne rast te kundert, kuptohet, do te humbnin pensionet e lehtesirat e tjera per veten e familjaret e tyre qe punojne ne Greqi.
Pikerisht, ne vitin 2009, Kuvendi i Shqiperise miratoi me votat e shumices-kukull nje ligj te sjelle nga qeveria, i cili sanksiononte qe ne dokumentet e leshuara nga gjendja civile te figuronte edhe zeri kombesi. Keshtu pra, ky ligj do te mbyllte qarkun e do te ligjeronte me vulen e firmen e zyrave te gjendjes civile kombesite e rreme te gatuara e te mundesuara nga regjistrimi qe do te behej ne 2011. Per fat te mire te drejtesise e te shqiptarise, Gjykata Kushtetuese mori parasysh ankimimin e bere per kete ceshtje nga disa gjykata rrethesh, duke mbajtur edhe kesaj radhe nje qendrim parimor e profesional. Keshtu, e shpalli si antikushtetues kete ligj, qe kishte per mision te noterizonte nje te ashtuquajtur Shqiperi multietnike qe ekziston vetem ne mendjet e antishqiptareve. Dua te kujtoj qe para disa muajsh Gjykata Kushtetuese kishte shpallur si antikushtetues edhe nje ligj te vitit 2003, pra te qeverise Nano, i cili lejonte qe me ane te nje vendimi te thjeshte gjykate, te mund te ndryshohej kombesia. Ky ligj, qe tregonte faqen tjeter te zeze te politikes se korruptuar e te rekrutuar shqiptare, binte gjithashtu ne kundershtim me Kushtetuten tone dhe me ligjin nderkombetar, sipas te cilit kombesia nuk eshte nje ceshtje e se drejtes, por nje ceshtje fakti.
Perfaqesues te partive minoritare jane shprehur kunder vendimit te Kushtetueses dhe sipas tyre do ti drejtohen Gjykates se Strasburgut. Cili eshte interesi i tyre per te mos u hequr termi Kombesi?
Per fat te keq perfaqesuesit zyrtare te minoritetit grek, kryesisht, nuk perfaqesojne interesat e komunitetit grek ne Shqiperi, por ato te qarqeve nacionaliste e antishqiptare greke. Provoni te beni nje antologji te deklaratave te bera ne keto 20 vjet nga Dulet e Bollanot e Shqiperise, e do te shihni se chelm kane vjelle ata kunder ketij vendi, qytetare te te cilit ata jane. Kush mund ta besoje se nje qytetari te thjeshte minoritar ne Dropull apo ne Delvine i intereson qe himariotet, korcaret, qe te gjithe ortodokset shqiptare e vllehe te regjistrohen si greke, qe minoritarin e thjeshte e te ndershem grek nuk e ze gjumi deri sa te shohe se po zbatohet marreveshja hileqare per ndarjen e kufirit detar me Greqine, apo protokolli per ngritjen e varrezave monumentale greke ne Kosine apo ne Boboshtice, makar edhe duke perdhosur varret e vjetra te vendasve? Jo, keto nuk jane shqetesimet e verteta te minoritetit grek, qe deshiron te jetoje ne paqe e ne vellazeri me shqiptaret, sic ka jetuar ne shekuj e ne kohe shume here me te trazuara se ato te sotmet. Sa per drejtuesit e Omonias e te ndonje organizate tjeter qe i shkon pas avazit, keta duhet ta dine se ne historine e saj te re, Greqia ka gllaberuar jashtezakonisht shume popullsi shqiptare, te cilat nuk i ka tretur akoma. Do ti plaste stomaku sikur te kerkonte te gllaberonte popullsi te tjera shqiptare me hilete e demaskuara tashme, sic eshte edhe kjo e regjistrimit te telekomanduar mbi baze te vetepercaktimit te kombesise apo ato te ligjeve te viteve 2003 e 2009, te saporrezuara nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise. Sa i perket Strasburgut, jam i bindur qe ne ate gjykate te nderuar evropiane ka shume me teper shans te ngjise ceshtja tragjike came, se sa nje ceshtje me background te qarte nacionalist, sic eshte ajo e ndryshimit nen presion te panorames etnike te Shqiperise sipas orekseve otomano-bizantine te Athines.
Sic dihet censusi ka perfunduar. Ndersa nga ana tjeter kushtetuesja ka hedhur poshte termin kombesi, i cili ndodhet gjithashtu si pyetje per qytetaret. A ka deshtuar censusi?
Ne driten e ketyre dy vendimeve te drejta te Gjykates Kushtetuese, e cila ka hedhur poshte si ligjin e vitit 2003 per ndryshimin e kombesise me nje vendim te thjeshte gjykate, ashtu edhe ligjin e vitit 2009 mbi shenimin e kombesise ne dokumentet e leshuara nga zyrat e gjendjes civile, shtrohet pyetja: a mund te jete kushtetues nje regjistrim, si ai i porsa zhvilluar ne vjeshten e vitit 2011, i cili se pari perfshin zerin kombesi ne nje dokument zyrtar, dhe se dyti lejon, madje nxit, ndryshimin e kombesise se te intervistuarit me nje deklarim te thjeshte./shqiperia.com
Te fundit nga lajme »
Me te lexuarat nga lajmet »
- Vajza Perendi
- Zbulohet tuneli i droges qe lidhte Kalifornine me Meksikon
- Transformimi i befasueshem Japonez
- Fundi i nje diktatori
- Bote e cuditshme: India
- “E premtja e cmendurise”
- Vangjel Zhapa, shqiptari qe ndertoi perlat e Athines
- Krize dhe trazira ne Greqi
- Opinion/O zot pse linde femra ne Shqiperi?
- Opinion/ Shteti vret femrat me heshtjen e tij





















