RSS

Dixhitalizimi i shkollave, nis projekti ne gjithe vendin

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

dixhitalizimiDrejtoria e Edukimit dhe Statistikave garanton udheheqje dhe mbeshtetje te proceseve te integrimit te teknologjise ne edukim duke promovuar perdorimin sa me efektiv te teknologjive me te reja ne programet mesimore. Drejtoria e Edukimit dhe Statistikave do te eksploroje potencialet e teknologjise per permiresimin e mesimdhenies dhe te mesuarit. Kjo drejtori do te ndertoje kapacitetet e nevojshme menaxhuese te shkollave qe do te sherbejne per planifikimin e teknologjive, implementimin dhe vleresimin e tyre. 
Lidhur me teknologjine dhe informacionin ne shkolla ne kemi kontaktuar ne nje interviste Znj. Ardiana Sula drejtoreshe e Edukimit dhe Statistikave si dhe perfaqesuese e MASH-it.
 
Infrastruktura e teknologjise ne te gjitha shkollat e vendit, cfare po behet aktualisht?
Qeveria shqiptare ka investuar shume ne krijimin e infrastruktures teknologjike ne shkolla. Keto investime kane qene ne materiale dhe ndertim kapacitetesh njerezore. Ka ardhur koha te kerkohet rezultat nga keto investime; rezultati ose perfitimi nga keto investime eshte perdorimi maksimal i ketyre burimeve te krijuara per maksimizimin e procesit te te mesuarit. Perfitimi nga keto investime eshte perdorimi i ketyre burimeve si mjete qe sherbejne ne procesin e te menduarit te nxenesve dhe jo thjesht vetem si mjete dixhitale. Strategjia Kombetare per Arsimin 2009-2013 thekson se “Arsimi ne Shqiperi do te pajise qytetaret e ardhshem shqiptare me njohurite e nevojshme, me aftesite e shkathtesite e mjaftueshme, te edukuar dhe te perkushtuar per te realizuar planin kombetar ekonomik e zhvillimor te vendit”. 
 
Mund te na thoni disa nga metodat e reja ne kete drejtim? 
Per te pajisur nxenesit me aftesite e nevojshme teknologjike, duhet te perdorim metoda te reja te te mesuarit ne krahasim me metodat e perdorura ne te mesuarit tradicional. Teknologjia dhe mjetet teknologjike jane bere pjese e edukimit ne Shqiperi dhe synimi eshte te perdorim teknologjine ne klasa si nje mjet qe zhvillon dhe nxit me tej procesin e te mesuarit.  Nxenesit, nga perdorimi i ketyre mjeteve te reja teknologjike kane perfituar aftesi kompjuterike, aftesi te cilat do te mund t`i perdorin ne te ardhmen ne vendet e tyre te punes. Shkollat ne sistemin arsimor shqiptar kane krijuar nje infrastrukture teknologjike, e cila optimizon integrimin e teknologjise ne procesin edukativ. Iniciativa “Shqiperia ne Moshen Dixhitale” e ndermarre nga qeveria shqiptare shtroi rrugen e krijimit te infrastruktures teknologjike ne sistemin arsimor, sidomos atij parauniversitar. Ne kuadrin e kesaj iniciative mbarekombetare, MASH-i hartoi programin e e-shkollave dhe krijoi fondet e nevojshme per zbatimin e ketij programi nepermjet kriimit te partneriteteve lokale dhe nderkombetare. 
 
Per integrimin e teknologjise ne shkolla, cfare projektesh te reja ka MASH?
MASH momentalisht eshte duke punuar me disa projekte ku mund te permendim: hartimi i planit per integrimin e teknologjise ne procesin edukativ, percaktimi i kritereve te nevojshme per krijimin e standardeve te teknologjive ne edukim, percaktimi i skemave te qendrueshme per zhvillimin profesional te mesuesve per integrimin e teknologjise ne mesimdhenie, krijimi i bibliotekes dixhitale, percaktimi i skemave per permiresimin e infrastruktures se TIK ne shkolla, ndertimi i kapaciteteve te specialisteve te teknologjise ne arsim.  Perfitimi kryesor qe vjen nga  perdorimi me efikasitet i teknologjive te reja eshte rritja e  aftesise te nxenesit per t`u perqendruar ne mesim, permireson te kuptuarit dhe transferon permbajtjen ne nje memorie afatgjate. Duke u mbeshtetur ne kete arsyetim, ne synojme t`i kthejme klasat tradicionale ne klasa te konceptuara mbi bazen e teknologjise. 
 
Dixhitalizimi, cili do te jete fokusi per aftesimin profesional te mesuesve me teknologjite me te fundit?
Fokusi do te jete aftesimi profesional i mesuesve per familjarizimin e tyre me teknologjite me te fundit dhe aftesia e perdorimit te mjeteve te reja teknologjike qe mbeshtesin mesimnxenien dhe progresin e nxenesve. Krahas rruges tradicionale per aftesimin profesional te mesuesve do te perdoren edhe trajnimet on-line, nepermjet te cilave mesuesit do te kene mundesine te fitojne aftesi te reja dhe te bashkebisedojne me koleget e tyre per te ndare pervojat me te mira. Sapo ka perfunduar trjanimi i 1200 mesuesve te arsimit baze ne “Metodat e Integrimit te TIK-ut ne kurrikula” si dhe trajnimi i 600 mesuesve ne paketen e “Pedagogjia ne ICT”. Sot laboratoret e informatikes, laptopet, projektoret, kompjuterat si dhe lidhja me internet jane shtrire ne te gjitha shkollat e arsimit parauniversitar dhe qeveria Berisha  dhe  MASH ka nisur tashme implementimin e fazes se II-te te shrtrirjes se TIK ne shkolla, qe do te thote pajisja e te gjitha klasasve me kompjuter dhe lidhje interneti.  (Blerina Luli/Infoalbania)
 
 

Te fundit nga lajme »

Design by New Media Communications, email:online@newmedia.al, cel:0674017190