RSS

Opinion/ Nje tjeter rastesi??!

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

kolazh Po vazhdojme historine tone te djeshme ku verejtem rolin e nje ambasadori dhe shqyrtuam veprimet e meparshme te ambasadorit te Danimarkes ne Shqiperi, Jensen.

Sot Danimarka deklaroi se do te favorizoje Serbine ne marrjen e statusit te vendit kandidat duke thene zyrtarisht:

“Duhet te mbeshtesim Beogradin pasi ka permiresuar marredheniet e saj me Kosoven dhe ka garantuar sigurine e kufinjve, por duhet te kemi parasysh edhe faktin qe Serbia ka punuar shume per ta fituar statusin”.

Keshtu ka deklaruar ministri i puneve te jashtme te Danimarkes, Villy Soevndal. Kjo sigurisht qe eshte e vertete, duke qene se Serbia pas shume vitesh pretendimesh se nuk e dinte ku fshihej krimineli i saj i luftes, punoi shume per ta gjetur dhe perfundimisht e gjeti ne Beograd. Ja ku u hap rruga qe Serbia te marre statusin e vendit kandidat per ne BE!

Per kuriozitet ne beme nje kerkim ne faqen e internetit te ambasades daneze ne Serbi per te pare nese ambasadori ne fjale ne Serbi kishte dhene apo publikuar ndonje interviste per shtyp ne lidhje me kete ceshtje. Nuk gjetem!

Vendosem t’i hynim pak me thelle kesaj pune dhe gjetem se ambasadorja daneze ne Serbi Mette Kjuel Nielsen, ne fakt kishte dhene nje interviste per revisten Profit Magazine….. nje interviste shume pozitive rreth qendrimit te saj ne Serbi. Nuk permendej fare politika ne artikull. Vendosem te kontrollonim edhe faqen e ambasades daneze ne Shqiperi duke pritur te shikonim ndonje link apo kopje te intervistes ….. por nuk gjetem asgje.

Le te mendojme se kjo eshte nje tjeter rastesi dhe ndoshta do te botohen me vone materiale ne lidhje me kete artikull. Ne fund te fundit te gjitha faqet e lajmeve te ambasadave e postuan “Rock the Block”, i cili eshte nje artikull shume interesant si dhe faktin se Restorant Noma u votua si restoranti me i mire ne bote – nje artikull te cilin e kemi publikuar. 

Ashtu sic e thame edhe ne artikullin e fundit “Ambasador apo Showman”, Shqiperia ka krijuar nje mjedis ku diplomatet mund te flasin lirshem. A do te ishte presidenti Tadic kaq mikprites nese Mette Kjuel Nielsen (ambasadorja daneze ne Serbi) do te thoshte te njejtat gjera ne nje interviste dhe te nesermen t’a takonte ate qetesisht?!..... Sic ndodhi me ambasadorin danez ne Shqiperi... 

Perseri ne do t’ju leme juve qe te vendosni per kete dhe per rastesi te tjera!

(O.C/ infoalbania.org)

Design by New Media Communications, email:online@newmedia.al, cel:0674017190