Policia bashkiake ne gjume, shitesit ambulante shtohen si kerpudha ne trotuare
E Enjte, 09 Shkurt 2012 18:23
Mesa duket problemet e konsumatorit nuk kane te sosur. Dhe problemi i ketyre diteve eshte ai i trotuareve dhe hapesirave publike, te cilat cdo dite e me shume po mbyten nga plehrat dhe shitesit ambulante. Jemi rikthyer serish ne vitet 90-te, ku trotuaret frekuentoheshin nga tregtar informal. Kjo situate sa vjen dhe po rendohet cdo dite ne Tirane. Trotuaret kane bllokuar jo vetem qytetare qe me zor kalojne, por keto dite jane shtuar edhe makinat, qe parkohen siper tyre. E keqja eshte, se ato tani po thyejne e po demtojne pllakat e trotuareve te cilet sapo ishin rregulluar.Kjo na ben te mendojme qe edhe “Show” qe nisi te ndermarre me hov kryetari i bashkise, Lulzim Basha deshtoi.
Kontrollet e shumta te Policise Bashkiake per te krijuar sa me shume hapesira per qytetaret, mjedise te pastra dhe trotuare te lira, duket se i perkasin nje te kaluare te larget, dhe askush nuk po hedh me syte nga taksapaguesit shqiptare. Kudo neper Tirane shikon trotuare te bllokuara, e si te mos mjaftonte kjo siper tyre qendrojne te parkuara dhe “krenare”, makinat e pushtetareve apo te ashtuquajturve “Vipa”, te shtetit shqiptare. Plehrat e shumta qe gjenden te shperndara ne te gjitha hapesirat publike po behen burime infeksionesh dhe semundjesh te renda.
Shites ambulant ne cdo trotuar, perfshi ketu edhe Qytetin Student, i cili mesa duket eshte bere “han” i tregtimit ne cdo hapesire te tij.
E ne fakt ky problem eshte i shtrire pothuajse ne te gjithe Tiranen, madje deri edhe ne periferi te saj. Ne qofte se kalon nga Ministria e Mbrojtjes realiteti nuk kerkon shume fjale, pasi pllakat e trotuareve te demtuara duken hapur nga pellgjet e krijuara. Vazhdon ky problem dhe ne rrugen Myslym Shyri, ne rrugen e Kavajes dhe ne te gjitha bulevardet kryesore te kryeqytetit.
Mjediset e ndotura dhe ambientet jo higjenike te tregtimit te produkteve ushqimore jane shtuar se tepermi, shitesit ambulante qe mbijne si kerpudha mbi trotuare, ambalazhet e produkteve te tyre, i shperndajne ne te gjithe mjedisin, ku tregtojne dhe ushtrojne veprimtarine ne menyre te paligjshme. Ne kete menyre, rruget jane te mbipopulluara nga plehrat dhe kazanet qe kane humbur funksionin e tyre. Po kthehemi ne nje kryeqytet te dikurshem te viteve 90-te. Pavaresisht se shumica e qytetareve te kthyer me nje kulture perendimore mundohen ta mbajne paster mjedisin ne te cilin veprojne, pjesa tjeter e shoqerise eshte per te ardhur keq. Ne keto kushte, kontrolli i Policise Bashkiake ka rene ndjeshem, per te mos thene fare. Ata mjaftohen vetem me nje makine qe vene tek posta qendrore per te ndaluar qarkullimin e makinave,dhe detyra e tyre perfundon ketu. Per ta kontrolli i tregut te cameve perfshin kontrollin e te gjithe Tiranes.
Por nuk duhet neglizhuar edhe fakti qe keta shites te shumte ambulante ndikojne ne uljen e cmimeve, sigurine dhe shendetin e ytetareve nga produktet e tyre, sepse tregu qe eshte ne rruge frenon tregun tjeter qe eshte i garantuar dhe i kontrolluar nga kushtet higjeno-sanitare. Konsumatoret duke pare qe shitesit ambulant kane cmime te ndryshme nga tregjet e kontrolluara,frekuentojne prodhimet e tyre.
Dhe pikerisht ne kete moment ai nuk gezon me as te drejten per t’u ankuar, pasi keto prodhime nuk jane te shoqeruara nga kuponet e sigurise se kushteve higjeno sanitare. Nje tjeter problem i rendesishem lidhur me tregun e rruges apo te trotuareve, eshte edhe ai i shitjes se produkteve ushqimore. Buka vazhdon ende te shperndahet me qese plastike, ne nje kohe qe u pohua gjithandej qe buka do te shperndahej ne leter te ambalazhuar. Te mendosh, uuuuu sa shume probleme nje kryeqytet te vogel sic eshte Tirana, pamja e se ciles na pasqyrohet fare hapur ne cdo cep te saj. Gjithsesi ne shpresojme qe vrulli me te cilin kryebashkiaku i ri e nisi punen ne Tirane te vazhdoje edhe ne ditet e sotme sepse posti nuk eshte vetem fillimi i tij por plot kater vjet qe ai duhet t’i pergjigjet te mires se cdo qytetari.......(Blerina Luli/Infoalbania)
Te fundit nga lajme »
Me te lexuarat nga lajmet »
- Vajza Perendi
- Zbulohet tuneli i droges qe lidhte Kalifornine me Meksikon
- Transformimi i befasueshem Japonez
- Fundi i nje diktatori
- Bote e cuditshme: India
- “E premtja e cmendurise”
- Vangjel Zhapa, shqiptari qe ndertoi perlat e Athines
- Krize dhe trazira ne Greqi
- Opinion/O zot pse linde femra ne Shqiperi?
- Opinion/ Shteti vret femrat me heshtjen e tij





















