Opinion/Mesimet e tragjedise greke
E Marte, 03 Prill 2012 08:05
Kriza ekonomike qe ka mberthyer Greqine dhe qe sot pagezuar me togfjaleshin ndoshta me te pergojuar « kriza greke » eshte kthyer ne nje tragjedi per greket, nje tragjedi moderne per vendin qe lindi tragjedite e fameshme eskiliane dhe qe aq shume kane ndikuar ne kulturen boterore. Por, kriza e sotme greke ka edhe ate pasigurine dhe nervozitetin qe i transmeton pjeses tjeter te botes duke bere ngritjen apo renien e vlerave te aksioneve ne bursa por ajo ka edhe nje ndikim te drejte per drejte ne thellimin e krizes ne vende te tjera te ekspozuara nga probleme ekonomike te ngjashme me problemet ekonomike greke. Kam parasysh ketu Italine, Spanjen dhe Portugaline per te permendur disa prej tyre.Do te desha te jap nja dy konsiderata per krizen greke, pare me syrin e nje njeriu qe i njeh parimet e ekonomise. Sidoqofte kjo nuk perbene ndonje studim por thjesht konsiderata qe dalin nga kriza ekonomike greke.
Ideja per te shkruajtur dicka per krizen greke me erdhi kur para disa ditesh, po bisedoja me nje koleg dhe ai me tha se greket jane dembela se ata flinin gjithe diten se… dhe te gjitha keto ia kishte thene nje shok i tij i cili paskesh udhetuar ne Greqi…
E di se edhe shume shqiptare kane deshire t’a thjeshtezojne ceshtjen greke por edhe nga konsiderata nacionaliste jane gati te na mbushin mendjen se tragjedia greke u shkaktua nga vete greket qe jane dembela, qe greket jane mashtrues, se ata nuk paguajne taksa se ata nuk … se ata… Tek e fundit ndoshta edhe keto vleresime per greket mund te kene dicka te vertete brenda tyre por nuk eshte e gjitha. Madje, ka nga ata qe marksizmi u vlon ende ne deje dhe e gjejne shpjegimin tek udheheqja e Demokracise se Re qe ishte ne pushtet ne momentin e daljes ne drite te krizes dhe pikerisht gjejne ate fajtore si parti e djathte…Perseri, edhe ketu, e verteta eshte e pjeseshme pasi as Demokracia e Re nuk mund te dal e palagur. Por, kriza greke nuk ka filluar me mandatin neo-demokrat…
Per te kuptuar krizen greke duhet pare udhetimi i saj nga nje vend i varfer qe vuante per buke ne fundin e Luftes se Dyte ne nje vend te mrekullueshem qe nuk i mungonte asgje ne fillim te viteve ’80. Le te kujtojme se Greqia iu bashkua Komunitetit Europian ne vitin 1981 vetem 10 vite para se Shqiperia te hidhte poshte regjimin komunist dhe te shperthente ne te njejten kohe edhe kufijte, e mes tyre edhe ate me fqinjin e vete te jugut, Greqine. Dhe, le te kujtojme se ne kete moment shteti i vetem ballkanik i Komunitetit Europian lundronte ne luks. Ne kete luks ndikonin ndihmat e shumta te Komunitetit Europian qe tentonte t’a ngrinte anetarin e vete ballkanik ne nivelin e shteteve te tjera europiane. Po, a ishte Greqia ne nivelin e vendeve te tilla si Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, dhe vende te tjera qe ishin anetare te Komunitetit Europian te at’hershem? Jo vetem kaq.
Greqia, si edhe shume vende te tjera europiane u ndikua nga idete socialiste sipas se cilave shteti nerhynte ne mbajtjen ne kembe te programeve sociale si shendetesise falas, te arsimit, te komunikacionit, te pesioneve dhe nje numer i shumte sherbimesh ku shteti ishte padron. I udhehequr prej vitesh prej PASOK-ut, programme te tilla duhet t’i zbatonte edhe Demokracia e Re qe ne fakt nuk duhet te pajtohej me nje pjese te programeve sidomo atyre qe i kushtonin shume arkes se shtetit. Por, ne nje shtet demokratik, programet sociale shnerrohen ne institucione te fuqishme te cilet eshte e veshtire t’ua ndyshosh statusin. Shto ketu qe Greqia ka nje levizje sindikale te madhe qe nuk pranon te negocioj ulje te rrogave apo avantazheve te tjera te siguruara nga vitet e « arta » te bollekut. Absurditeti i sindikatave greke eshte shprehur ne keto kohe te renda krize kur sindikatat duket sikur nuk e kuptojne se shteti grek nuk ka me para. Nga ana tjeter, pas viteve ’40 te shekullit te kaluar, shume qeveri e mes tyre ajo greke, jane frymezuar nga teorite ekonomike kejneziane qe krahas instrumentave financiare (rritja dhe ulja e perqindjes se interesit, shtimi ose pakesimi i sasise se parase ne qarkullim) i nxisin qeverite te shpenzojne ne kohe krizash dhe kete para parashikojne t’a rekuperojne ne kohe prosperiteti ekonomik. Por, parate qe duhen shpenzuar ne kohe krizash merren hua nga tregu financiar dhe ky borxh vjen duke u thelluar e thelluar dhe vitet e prosperitetit ekonomik kurr nuk kane mundur te vendosin nje ekuiliber mes shpenzimeve dhe parave qe hyjne ne arken e shtetit. Per te kuptuar situaten duhet kuptuar se shteti eshte si individi qe shpenzon me shume nga sa ka te ardhura. I vetmi ndryshim mes individit dhe shtetit eshte se shteti ka nje status te vecante dhe institucionet financiare u kane dhene parà shteteve pasi fuqia e shtetit dhe mundesia e kthimit te borxheve qendron tek aftesia e shtetit per te taksuar dhe keshtu per te kthyer borxhet. Dhe kjo gjer ne diten e daljes ne drite te problemit grek. Dhe, nese institucionet financiare blejne dhe shesin bono thesari qeveritare duke u thene clienteve « blini bono te qeverise pasi ato jane te garantuara nga qeveria », tash e tutje duhet shtuar se ato (bonot e thesarit) jane te garantuara nga nje qeveri nese ajo nuk eshte greke…
Te ndihmuar nga Komuniteti Europian (Bashkimi Europian), nga Amerika dhe duke marr para hua ku per te permbushur politikat sociale e ku per te realizuar premtimet elektoraliste, Greqia jetoi ne luks te papare, nje luks qe nuk i takonte dhe ku paraja ishte e lehte per t’u pervetesuar dhe shpenzuar. Pikerisht, ky eshte problemi me i madh dhe nga i cili duhet nxjerrim mesim.
Ne kohe fushatash, si pozita qe tenton te mbaj pushtetin edhe opozita qe tenton t’a marr pushtetin premtojne programme, premtojne ngritje pensionesh, premtojne te favorizojne nje grup (normalisht ate grup qe me voten e tij do te mund t’i mbaj apo sjell ne pushtet) dhe kjo pavaresisht nga krahu politik. Nese e majta eshte e denuar te perdore parate e te gjitheve per te realizuart programme sociale qe i ka per zemer, fatkeqesisht edhe e djathta bie viktime e kesaj loje. Dy aktore te se djathtes konservatore, ia dolen te kondershtojne kete tendence qe eshte bere nje barre per brezat qe vijne: Ronald Reagan dhe Margaret Thecer. Gjithe filozofia e Reganit mund te permblidhet ne thenien lapidar: Ne kete krize qe po jetojme, shteti nuk eshte zgjidhja, ai eshte problemi. Te njejten taktike ndoqi edhe kryeministria e hekurt Thecer. Sidoqofte, per t’iu pergjigjur angazhimeve te Luftes se ftohte, as Reagan nuk i shpetoi tendences se investimeve shteterore si ai i programit te « Luftes se yjeve » qe kishte te bente me garen e armatimit duke ndikuar ne thellimin e borxhit te shtetit amerikan.
Do te duket absurde por politikani me i mire do te ishte ai qe do t’ua bente te qarte zgjedhesve se per te arritur nje ekuliber buxhetor duhet bere sakrifica, se edhe shteti ka kufijet e vete te dobesise dhe se nuk eshte i gjithefuqishem sic mund te mendohet dhe se politikanet nese premtojne ndonje program, parat i marrin pikerisht nga xhepat e atyre qe i votojne me shumice dhe nga ata qe nuk i votojne por qe ngelen pakice. Por ngaqe asnje politikan nuk zgjidhet nese premton sakrifica, loja vazhdon e vazhdon …
Nje zgjidhje tjeter mund te jete percaktimi me ligj i hapsires qe i duhet lene klases politike per te krijuar borxh qeveritar. Nese klasa politike nuk e respekton nje detyrim te till jane po keto ligje qe duhet te veprojne. Dhe ketu behet fjale per politike te pergjegjeshme. Nese jam nje ndjekes i ideve konservatore, kjo per faktin e dhenies se lirise individuale dhe pergjegjesimit te individit dhe uljes se peshes se qeverise ne jeten ekonomike dhe sociale te nje vendi. Kur shteti mundohet t’i beje te gjitha askush nuk fiton. Pervecse rritet korrupsioni dhe keqqeverisja…
Se fundi, duke mos pretenduar se zbuloj gjithe arsyet e zhytjes se Greqise ne nje krize te papare ekonomike, duke kompromentuar vete ekzistencen e saj, dua te nxjerr edhe nje element tjeter tipik greko-ballkanik ate te mashtrimit kolektiv. Nje nga problemet e shtetit grek eshte mos deklarimi i te ardhurave apo mashtrimi me shifrat e te ardhurave per te evituar pagimin e taksave shtetit. Te gjithe (ose pothuajse…) ne Greqi kane mashtruar rreth te ardhurave. Keshtu duket qesharake tek sot greket zbulojne se nje mjek ka deklaruar se fitonte nje rroge prej 6 mije eurosh, nderkohe qe ne fakt ai fitonte te pakten 200 mije euro. Por, e keqa eshte se ky problem ishte masiv dhe te gjithe mashtronin duke e qene te ndergjegjshem se nuk mashtronin dike te njohur por shtetin dicka te padukshme e mbinjerezore. Prandaj edhe sot, greket nuk mund t’a kuptojne sesi shteti merr nje forme tjeter, ate te kerkuesit te parase qe duhet t’a kishte kerkuar me kohe. Dhe ne nje situate fajesie kolektive askush nuk merr pergjegjesi per cka ndodhur dhe po ndodh. Dhe dalin ca politikane qe vullnetarisht pranojne mos te paguhen per punen e tyre si presidenti i republikes, kryeministri etj etj. Sidoqofte, veprimi i tyre duhet pershendetur ndonese shume pak e shume vone per t’a shpetuar Greqine…
Greket dembel qe flene gjer ne dreke ?! Edhe mundet por, nuk besoj se perqindja e dembeleve ne Greqi eshte me e larte se ajo e dembeleve ne shtete te tjera. Greket mashtrues?! Mundet, por edhe ketu nuk besoj se ata tejkalojne perqindjen e qytetareve te shteteve te tjera qe krijojne kushte te njejta per mashtruesit…Nje gje eshte e sigurt, greket kane qene njerez te qejfit por qe tash ai qejf po u del nga hundet. Nese te tjeret mesojne nga kriza greke, te pakten ne morine e te keqiave qe ajo permbane do te themi se pati edhe nje te mire … per te tjeret.
Ajet Nuro
Te fundit nga lajme »
Me te lexuarat nga lajmet »
- Vajza Perendi
- Zbulohet tuneli i droges qe lidhte Kalifornine me Meksikon
- Transformimi i befasueshem Japonez
- Fundi i nje diktatori
- Bote e cuditshme: India
- “E premtja e cmendurise”
- Vangjel Zhapa, shqiptari qe ndertoi perlat e Athines
- Krize dhe trazira ne Greqi
- Opinion/O zot pse linde femra ne Shqiperi?
- Opinion/ Shteti vret femrat me heshtjen e tij





















