‘KONY 2012’ arrin 100 Milion Shikime: Kthehet ne videon me Virale ne Histori
E Marte, 13 Mars 2012 12:19
Me me shume se 100 milion shikime ne 6 dite, Kony 2012, nje dokumentar 30 minutesh mbi liderin rebel te Ugandes Joseph Kony, eshte bere video me virale ne histori, sipas studiuesve. Ne nje blog te njohur, Visible Measures zbuloi se Kony parakaloi rekordet e videove te meparshme. Per shembull, video qe paraqiste Susan Boyle ne Britain’s Got Talent ne 2009, arriti 70 milione shikime ne 6 dite. Fushata “Responses (Pergjigjet) e Old Spice’s i kapi 70 milione shikime vetem 5 muaj pasi u lancua.

Visible Measures i mori keto shifra duke ndjekur jo vetem versionin original Viemo te Kony, por edhe duke pare pergjigjet ndaj kesaj video. Ne date 8 Mars, 3 dite pasi Kony ishte online, pati 200 pergjigje, te cilat realizoheshin me 6 minuta mesatarisht. Video ka arritur po ashtu me shume se 500 000 komente.
Pavaresisht rritjes se shpejte te Kony 2012, video ka sjelle gjithashtu edhe shume kritika per Invisible Children dhe organizaten qe qendron prapa saj. Shume nga kritikat negative jane drejtuar me shume ndaj organizates dhe praktikave te Invisible Children dhe jo kundrejt Joseph Kony, lideri i Ushtrise se Rezistences, qe mund te ishte nje kriminel lufte.
Konkretisht blogu i quajtur Vsible Children, pasqyroi se si 32% e parave te Invisible Children shkonin per sherbimet direkte, nderkohe pjesa qe mbetej shkonte per paga per stafin dhe pages ate tjera administrative.
Invisible Children u pergjigj me nje blog ku nenvizonte shpenzimet e tyre. Postimi i tyre nuk kunderpergjigjej per shifren 32%, por ilustronte se si nje 26% tjeter shpenzohej per “programe ndergjegjesimi.” (B.L/Mashable.com)
Te fundit nga teknologjia»
Me te lexuarat nga teknologjia »
- "Mbreti i detit" quhet super-jahti prej 32 milion euro
- Hapesira pertej planetit
- ‘KONY 2012’ arrin 100 Milion Shikime: Kthehet ne videon me Virale ne Histori
- Zbulohet gjallesa me e vjeter ne Toke
- 8 lumenjte e medhenj qe po thahen nga mbiperdorimi
- Fotografite me te bukura te javes ne Twitter
- Bakteriet e Siberise jane te afta te jetojne ne Mars
- Shkencetaret paralajmerojne per afrimin e kataklizmes mbareboterore
- Mrekullite e hapesires
- Google Zeitgeist publikon fjalet me te kerkuara (VIDEO)





















