RSS

Tani edhe qente kane programin e tyre televiziv

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

qeniDisa operatore te televizionit kabllor ne SHBA, kane vendosur ne ofertat e tyre nje kanal posacerisht per qente, I cili do te transmetoje programe me 8 ore, per te argetuar kafshet shtepiake kur pronaret te jene ne pune. Producenti ekzekutiv I kanalit “DogTv”, Gilad Newman tha se kuadrot jane te realizuara pare nga perspektiva e qenit.

Ai tha se produksioni duhet te kujdeset per pershtatjet e ngjyrave me fotografine, sepse qente dallojne bojeqiellin dhe te verdhen, mirepo te kuqen dhe jeshilen jo. Keshtu po punohet shume ne menyre qe qente ta ndjekin vazhdimisht programin e tyre. Po ashtu tingujt nuk ngjasojne me ato qe jemi mesuar ne, por jane kompozime te cuditshme qe ngjajne me zhurmen e ashensorit qe qente I argetojne pamase.

Kjo metode teknologjike po ben buje ne San Diego dhe shume njerez jane abonuar ne “PTV Media” ku ndodhet edhe ky kanal, madje pagesa shtese qe bejne abonuesit eshte vetem 4.99 dollare ne muaj. Kompania po mundohet te zgjeroje biznesin edhe ne qytete te tjera te Amerikes, pasi statistikisht 46 milion shtepi ne Amerike kane qen dhe minimumi 97 % e tyre kane televizor. Kjo teknike e re per argetimin e qenve do te sherbeje per shume kohe dhe e vetmja gje qe duhet te mesojne qente eshte te nuhasin programin e tyre ne “DogTv’.

Design by New Media Communications, email:online@newmedia.al, cel:0674017190