Do te asfiksohet valle bota nen “batanijen” prej metani te Arktikut
E Merkure, 02 Maj 2012 14:23
Shkencetaret kane fiksuar nje rrjedhje te madhe te metanit ne fundin e Oqeanit te Ngrire te Veriut. Ekspertet po u bien kembanave te alarmit - clirimi i nje sasie kaq te madhe te gazit metan ne kete rajon mund te provokoje ndryshimin global te klimes.Ekologet kane monitoruar gjate dy viteve koncentrimin e metanit ne ujerat e Arktikut. Prezenca e tij eshte evidentuar ne brigjet e Alaskes, ne Detin Laptiev, ne detet e Siberise Lindore dhe Cukotkes. Ne fund te detit gazi i ndodhur nen presion te madh nuk eshte i rrezikshem, por metani filloi te dale ne siperfaqe dhe pikerisht ky fakt eshte bere shkak per shqetesim te madh. Rritja e theksuar e koncentrimit te gazit ne atmosfere, mendojne ekspertet, do te coje si rrjedhoje ne rritjen e konsiderueshme te efektit sere. Ky proces tashme po zhvillohet me vrull, thote Shefi i Laboratorit te Studimeve te Arktikut te Institutit te Oqeanologjise te Oqeanit Paqesor te Akademise se Shkencave te Rusise Igor Semiletov:
Per sa kohe qe ekzistonte ngrica e perhershme e qendrueshme, metani thjesht nuk mund te cante shtresen e trashe te akullit e te depertonte ne atmosfere. Kurse shkrirja e akujve te perhershem te nenujshem po con gradualisht ne formimin e rrugeve te daljes se gazit ne siperfaqe. Ajo qe zbuluam ne deshmon per ekzistencen tashme te “kanaleve” te tejpertejshme te rrjedhjes se gazit. Sepse edhe akujt e perhershem te nenujshem nuk jane nje mase e tere solide, por plot vrima.
Sipas fjaleve te shkencetarit, rezervat potenciale te metanit ne fundin e detit jane tre here me te medha se sa rezervat e tij ne atmosfere. Nese ne te do te depertojne madje dhe 2% te kesaj substance, atehere do te ndodhe ngrohja e theksuar e klimes. Kjo do te jete katastrofe e vertete per njerezimin. Por, ne fakt, nuk eshte aspak e thene se akujt e perhershem do te vazhdojne te shkrijne. Ne Institutin e Arktikut dhe Antarktides te Shen Petersburgut merren rregullisht me monitorimin e situates me akujt ne rajone te ndryshme te Oqeanit te Ngrire te Veriut. Ekspertet thone se duke filluar qe nga vitit 2008 ne pjesen lindore te tij po evidentohet rritja sistematike e mbuleses se akujve. Ja se cfare thote Shefi i Laboratorit te regjimit te akullit te Institutit te Arktikut dhe Antarktides Aleksander Julin:
Tek ne ne Institut jane te prirur t’i permbahen mendimit se qe ketej e tutje moti do te vije duhe u bere me i ftohte. Ne sezonin e kaluar disa anije madje gjate lundrimit moren demtime serioze per shkak te situates se komplikuar qe u krijua me rritjen e siperfaqes se akujve, gje kjo qe nuk eshte vene re ne 10 vitet e fundit.
Te gjitha keto japin shkas per nje optimizem te permbajtur. Tendenca e ftohjes se motit deshmon mbi mundesine e ngadalesimit te procesit te clirimit te metanit ne atmosfere. Por se sa kohe do te zgjase ky proces? - kesaj pyetjeje shkencetaret nuk jane ne gjendje t’i pergjigjen dot tani per tani.
Te fundit nga teknologjia»
Me te lexuarat nga teknologjia »
- "Mbreti i detit" quhet super-jahti prej 32 milion euro
- Hapesira pertej planetit
- ‘KONY 2012’ arrin 100 Milion Shikime: Kthehet ne videon me Virale ne Histori
- Zbulohet gjallesa me e vjeter ne Toke
- 8 lumenjte e medhenj qe po thahen nga mbiperdorimi
- Fotografite me te bukura te javes ne Twitter
- Bakteriet e Siberise jane te afta te jetojne ne Mars
- Shkencetaret paralajmerojne per afrimin e kataklizmes mbareboterore
- Mrekullite e hapesires
- Google Zeitgeist publikon fjalet me te kerkuara (VIDEO)



















