RSS

Bjeshket e Sharrit dhe bukurite natyrore

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

sharri-300x220Shtrihen ne Jug-Lindje te Kosoves duke filluar nga afersia e Prizrenit dhe shkon pjerrtas me majat apo thepat ne forme piramidale te radhitura njera pas tjetres, apo sic e quante qe nga antikiteti populli ilir, majat e sharres, nga ngjashmeria ne thepat e sharres, qe formojne figura te njepasnjeshme karakteristike ne zemer te ballkanit.

Bjeshket e Sharrit jane te njohura qe nga antikiteti ne dokumente te autoreve te ndryshem, qe nga shekulli i V p.e.s. me emrin Mont Scardus, nga Herodoti, i cili i pershkruan edhe fiset ilire dhe kufizimet e tyre. Nder shekuj keto vargmale sherbyen si mure natyrore, mbrojtese nga sulmet barbare, drejt Maqedonise dhe Greqise ku konsideroheshin si te pakapercyeshme. Me vone, me ardhjen e turqve ne Ballkan, Malet e Sharrit u quajten Car-dagh, ne dokumentet otomane dhe europiane.
Maja me e larte nga fillojne keto vargmale, mendohet se emrin e ka me origjine frenge, “Pamje e bukur” “le bo ten” e qe mbeti pastaj ne popull si Maja e Lebotenit, e cila kulminon 2553 metra mbi nivelin e detit.

Shqiptaret e Kosoves dhe te Maqedonise jane teper te lidhur shpirterisht me keto male dhe i konsiderojne si te shenjta. Ne muajn qershor, per cdo vit mbahet nje proces ne drejtim te Lebotenit, duke ecur ne kembe deri  lart, ku marrin pjese me mijera kembesore ne shenje respekti ndaj kesaj bukurie natyrore qe njerezit jane te vetedijshem, ne mbrojtjen e ambjentit dhe pyjeve, flores dhe faunes, qe eshte shume e pasur ne keto bjeshka. Ne maje te malit te Pamjes se Bukur apo Lebotenit, rrjedh nje burim i madh uji qe vendasit  e ketyre aneve e quajne Pusi i Nikes.
Skijatoret qe vine jane kryesisht  te huaj (gjermane,amerikane dhe nga viset nordike), te cilet kerkojne vise atraktive te reja per ski ekstreme.
Si duket e gjejne ketu sepse ne kohen kur ne Kodren e Diellit nuk ka bore per ski ne ate pjese (Turrcini i madh-Kazanet-Vori i Sadudinit-Kepat e Fortunes-Xhibrja e Skenderit-Lera e Veshalles) jane plot me bore. (R.T/Keshilla.net)

Te fundit nga travel»

Design by New Media Communications, email:online@newmedia.al, cel:0674017190